Një tjetër gjeneral rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, është vrarë në një sulm.
Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë. Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë, oficeri më i lartë i raportuar se është vrarë.
Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.
Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria ukrainase.