Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë më tej çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet për 203 lekë për litër duke nisur nga dita e sotme e deri më 21 mars.
Ndërsa benzina do të shitet me 206 lekë/litër, ndërsa çmimi i gazit do të jetë i pandryshueshëm me 93 lekë/litri.
Ditën e hënë, bordi do të mblidhet sërish për të pasqyruar çmimet e reja për konsumatorët në varësi të ndryshimit të kostos së tij në tregjet ndërkombëtare.
Vendimi i bordit është detyrues për të gjithë operatorët që operojnë në sektorin e hidrokarbureve në vend dhe në rast të shkeljeve të konstatuara nga autoritetet për kompanitë që e shmangin atë do të aplikohen gjoba deri në heqje të licencës në rast të përsëritjes sipas aktit normativ të qeverisë që ka marrë tashmë fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare një ditë më parë.