Ulja e temperaturave në rrethin e Bulqizës është shoqëruar me reshje të dendura dëbore këtë të shtunë pasdite, duke sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale.

Probleme ka dhe në rrugët rurale të njësive administrative të bashkisë Bulqizë. Aktualisht trashësia e dëborës arrin nga 10 në 30 centimentër në zonat e thella.

Për momentin nuk raportohet për fshatra të bllokuar.