Konviktet e reja të studentëve të Universitetit Bujqësor janë thuajse gati. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi dje pamjet e para se si duken nga lart godinat e rindërtuara. Tetë godinat që do të strehojnë 2200 studentë, janë projektuar nga arkitekti i famshëm Winny Maas.
“Kampusi i Universitetit Bujqësor. 8 godina të reja për 2200 studentë, të cilët do të jetojnë në kushte optimale”, shkruan Veliaj.