Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se sot se në Këshillin e Ministrave u mor vendimi për zgjatjen edhe të moratoriumit të gjuetisë.
“Projektligj i ri që është në vazhdim të dy ligjeve që i kishte mbaruar afati dhe është shpallja e moratoriumit të gjuetisë për 5 vitet në vijim”, tha Kumbaro.
Kjo është hera e tretë që Qeveria kërkon një moratorium gjuetie në vend. Moratoriumi i parë 2-vjeçar i gjuetisë ishte për periudhën mars 2014-mars 2016. Për shkak se nga moratoriumi erdhën rezultate pozitive sa i përket shtimit të popullatave të faunës, të cilat për disa specie ishin në minimumin jetik, sipas specialistëve, ishte e domosdoshme shtyrja e afateve. Ndaj shtyrja u bë për 5 vite, 2017-2021.