Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar çelësat e apartamenteve të reja për 230 familje në Durrës që humbën banesat në tërmetin e 2 viteve më parë.
Në mesin e qytetarëve që përfituan banesë të re ishte edhe një emigrant që jetonte në Itali, me të cilin Rama pati një bashkëbisedim të shkurtër. Kryeministri e pyeti qytetarin për jetesën në Itali dhe çmimet e rritura, teksa ky i fundit i tha se buzëqesh kur dëgjon shqiptarët se ankohen.
Sipas Ramës, qytetarët italianë e kanë më të vështirë të nxjerrin fundin e muajit në krahasim me ata që jetojnë në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Rama: Si shkojnë punët në Itali?
Emigranti: Mirë shkojnë, jetojmë
Rama: Me çmimet?
Emigranti: Çmimet, qahen këta të Shqipërisë, por çmimet janë edhe atje, nafta…buzëqesh kur qahen këta, se nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.
Rama: Disa këtu nuk e dinë që për ta kapur fundin e muajit e keni më të vështirë ju andej. Atje të nxjerrin nga shtëpia.