Inflacioni në rritje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po prek konsumatorët amerikanë dhe bizneset e vogla. Kështu raporton CCN, duke sjellë me video dëshmitë e qytetarëve që po vuajnë rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës.

CNN u ndal në një biznes të vogël ku shitësja e takove meksikane tregon se si një pako djathi është rritur nga 9 dollarë, në mbi 14.56 dollarë. Ajo i quan një makth pasojat e inflacionit në biznesin e saj, ku tashmë e ka të pamundur që të parashikojë se si do të jenë çmimet apo fitimet.

Një tjetër qytetare tregon se si ka zgjedhur të shkojë çdo ditë në këmbë në punë, për të kursyer lekët e karburantit që është rritur. Ajo tregon se si po i shumëfishohet qeraja e banesës së vogël si pasojë e inflacionit të rritur. Katia Schvarts deklaron se me pagën e saj e ka të pamundur ta përballojë qeranë e re, ndaj po mendon edhe opsionin që të flejë tani e tutje në makinën e saj.

WhatsApp