Agresioni rus ndaj Ukrainës vijon dhe dita ditës retistenca nga ana e ushtrisë së Kievit po rritet, duke shkaktuar shumë dëme ndaj ushtrisë së Vladimir Putin. Në një video ekskluzive të siguruar nga Eunews.al shihet momenti kur forcat ukrainase sulmojnë me raketa disa helikopterë Rusë në ajër, duke i shkatërruar ato plotësisht.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën, ka humbur 15.600 ushtarë, 101 avionë, 124 helikopterë dhe 517 tanke, transmeton eunews.al Sipas kësaj, nga ushtria ruse që sulmon Ukrainën janë vrarë 15.600 ushtarë, si dhe janë rrëzuar 101 avionë, 124 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 517 tanke, 1.578 mjete të blinduara, 267 topa, 80 sisteme raketahedhëse dhe 47 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin rusëve. Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.008 automjete, 4 skafe të lehta shpejtësie, 70 mjete të karburantit dhe 42 mjete ajrore pa pilot.

Eunews.al.

VIDEO:

trim.32FC763D-75D7-4FE2-A85B-A76E6769D444