Astrologia Meri Shehu thotë se kjo është një nga javët më të rëndësishme sepse Dielli dje në 5:30 të pasdites së datës 20 Mars hyri në shenjën e Dashit. Duke qenë se kjo shenjë simbolizon pranverën, astrologjikisht filloi viti i ri.

Dielli hyri në ditën e diel që konsiderohet e tij dhe në orën e Saturnit. Dita e Diellit ka një energji shumë të mirë sepse promovon forcën, potencën, dashurinë dhe ka tendenca mashkullore, por Saturni si planet i ashpër e i rreptë, do ta errësojë pak herë pas here pranverën apo kushtëzojë.

Dashi – 4 yje

Shenja që fillon të marrë më shumë energji, potencë, çlirim dhe iniciativë. Kanë dominancën dhe energjia e tyre e papërpunuar do përhapet gjithandej. Të kenë kujdes në çështjet ekonomike në mesjvaë.

Demi – 1 yll

Është në momentin më kritik, të gjithë e keqkuptojnë dhe nuk e besojnë. Marsi në Ujor në kundërshtim me Uranin në Dem i sjell shumë sherre e debate. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë duhet të kenë shumë kujdes gjatë kësaj jave, debatet t’i lënë për një herë tjetër ose t’i shtyjnë deri në Prill.

Binjakët – 4 yje

Në aleancë me Dashët marrin potencën e tyre, por ora e Saturnit e errëson pak shkëlqimin. Të kenë kujdes me planet, projektet dhe udhëtimet sepse mesjava i nxjerr zbuluar. Shkëlqimin e jetës sociale e kanë të fuqishëm.

Gaforrja -5 yje

Dielli hyn në shtëpinë e dhjetë që është korniza që i jep madhështi e potencë, mundësi për një karrierë të vrullshme, por jo të qëndrueshme. Saturni do bëjë llogaritë por do e shohin rezultatin më vonë.

Luani – 4 yje

Shenjat e zjarrit kanë entuziazëm, bateri, karikim dhe vrull. Luanët në 10-ditëshin e dytë në marrëdhëniet në çift dhe bashkëpunime duhet të kenë kujdes nëse kanë probleme, ky është momenti që zgjidhen në mënyrën më jo pozitive.

Virgjëresha – 3 yje

Janë në një moment domethënës në ekonomi, do kenë përmirësim, dhurime të ndryshme dhe trashëgimi që iu japin një lloj sigurie. Pika e fortë është që do shikojnë çdo detaj të vetes dhe do kuptojnë çdo dëshirë të thellë. Ky është një vetëstimulim sepse çdo skutë e errët do ndriçohet.

Peshorja – 1 yll

Dielli përballë në Dash i merr shkëlqimin dhe krijohet një dominancë ose unifikim i egoizmit. Peshorja në natyrë nuk ka egoizmin dhe këtu do bëhet një mbivlerësim, ndaj nuk do ta përjetojë siç duhet dhe s’do jetë e qetë.

Akrepi – 2 yje

Të lindurit në 10-ditëshin e dytë me Marsin në Ujor që kundërshton Uranin në Dem krijojnë vështirësi në çështjet familjare dhe ekonomike.

Shigjetari – 5 yje

Si shenjë zjarri, me diellin dhe papjekurinë e Dashit do të kenë momentin që prisnin për të bërë aventura e çmenduri dhe do dalin nga rutina. Saturni është gjithnjë për t’i ndjekur e kritikuar.

Bricjapi – 1 yll

Ta shohin me kujdes, ta maturojnë se e kanë shumë. Vrulli që duhet të ndqinin iu amplifikohet në energji brenda vetes dhe familjes që nuk çlirohen dot. Ata që janë të mbyllur në metoda jete të vjetruara mund të jenë më të ndrydhur. Të kenë kujdes me personat më të mëdhenj në moshë.

Ujori – 3 yje

Dielli në shenjën e Dashit iu jep qëllim e energji, por duhet të kenë kujdes me vrullin. Duan ndryshimin, por vrulli mund t’i përplasë padashur në një mur që nuk e shohin nga pakujdesia. Këto të fundit duhet t’i kenë kujdes ata të lindur në 10-ditëshin e dytë.

Peshqit – 3 yje

Shenjë uji që favorizohet në çështjet ekonomike sepse Dielli në Dash i ndikon fuqishëm. Në çështjet e tjera nuk janë mirë sepse do kenë probleme me shëndetin ose prapaskena të mëdha.