Vera e re në fuçinë e vjetër
Historia e jetes se presidentit rus. Nga agjent i KGB-se në majën e Kremlinit si dhe sekretet e jetës intime. Dhuna ndaj bashkëshortes dhe lidhja me gjimnasten 30 vjet më të re. Si u bë diktator nipi i kuzhinierit të Leninit dhe Stalinit.
Nga ROLAND QAFOKU
Një fëmijëri me trauma, një jetë pa miq e shokë, nuk ka një lidhje të qëndrueshme familjare dhe seksi është pothuajse i huaj për të. Qëniet më besnike të tij janë dy qenë rrace, bën jetë sociale prej murgu dhe ngritja në krye të shtetit ka ardhur me intriga, frikëra dhe luftë me armë. Ai që lexon këto cilësi mund të mendojë se fjala është për Adolf Hitlerin. Në fakt jo. Këto cilësi të përmbledhura nga mediat anë e kënd botës janë të Vladimir Putinit, njeriu që nga 24 shkurti ka nisur një luftë që për disa nuk është thjesht një agreson ndaj Ukrainës, por nisja e Luftës së Tretë Botërore. Dhe inicator dhe ekzekutuesi i kësaj lufte është njeriu që u shndërrua në gangster ekstrem dhe që vuan nga marrëzia e madhështisë me emrin Vladimir Vladimirroviç Putin. Më 7 tetor mbush 70 vjeç dhe nga këto, 18 vjet i ka harxhuar në zyrën e presidentit dhe 5 vjet në zyrën e kryeministrit, 15 vjet në shërbimin sekret dhe 5 vjet si pedagog në Universitetin Shtetëror të Shën Petërsburgut. Përpos ngjashmërisë me gjermanin që ngriti Rajhun e Tretë, Putini duket një pasardhës i denjë i Josif Visarionovic Stalinit që po futet në historinë e Rusisë dhe të botës tamam si ai: gjaksor, vrasës në masë dhe një diktator për të arritur qëllime personale.
NGA SEKRETET E SHËRBIMIT SEKRET NË KRYE TË PASARDHËSES SË KGB
Në vitin 1986 shërbimi sekret perëndimor gjerman zbuloi se në stafin e gazetarëve rusë të ITAR-TASS në Gjermaninë Lindore, një gazetar kishte publikuar vetëm dy lajme përgjatë një viti. Dyshimi çoi në zbulimin se ky gazetar ishte agjent sekret i KGB-së ruse dhe fshihej nën petkun e gazetarit. Quhej Vladimir Putin dhe vetëm pas 13 vjetësh do të bëhej kryeministër i Rusisë. Gjermanishtja e shkruar dhe e folur shkëlqyeshëm edhe për shkak se bashkëshortja e tij Ludmilla ishte diplomuar për këtë gjuhë, ishte arma e parë e fortë e spiunit të KGB-së. Cilësitë e tjera u zbuluan më vonë. Mes shumë historive që e kanë shoqëruar Vladimir Putinin kjo kur ai shërbente në Drezden të Gjermanisë në 1985 deri në 1990 është më interesantja. Ai ishte pjesë e KGB-së famëkeqe që nga vitti 1975 deri në vitin 1991 dhe në këto 16 vjet ai arriti të bëjë karrierë si askush tjetër. Ndërsa rrëzohej Muri i Berlinit Putini digjte dosjet e STAS dhe të KGB-së në zyrat e shëbrimit sekret. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte një traumë e madhe për Putinin 39 vjeç dhe kjo solli shkëputjen e tij nga shërbimi sekret por edhe nga angazhimi në sferat e larta të politikës i zhgënjyer me atë që ndodhi. Ishte si një premtim që ato ditë i bëri vetes se Bashkimi Sovjetik do kthehej një ditë jo si një nostalgji por si një realitet. U kthye në vendlindje në Shën Petërsburg ku punoi edhe taksist për të siguruar të ardhura për familjen. Ishte koha kur perandoria e Bashkimit Sovjetik kishte rënë jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht. Vendi ishte zhytur në krizë dhe të kishe një rrogë ishte një luks i madh. Por fati e priu që të angazhohej si pedagog në universitetin ku ishte diplomuar si jurist po në Shën Petërsburg për marrëdhënie ndërkombëtare dhe për 7 vjet ai punoi po këtu. Por kthimi në universitet dhe në qytetin e lindjes Shën Petërsburg i dha një mundësi të artë për karrierë. Për këtë rikthim i shërbeu profesori dhe mentori i tij Anatoly Sobchak, kryebashkiaku i Shën Petërsburgut nga viti 1991 deri në 1996, një kohë e majftueshme që Putini e përdori për një rikthim në majë të politikës ruse. Kur Sobchak vdiq në 19 shkurt 2000 Putin e përjetoi shumë këtë humbje. Bashkë me shokun e klasës, Dmitri Medvedev, ata që kishin profesorin e tyre më shumë se sa një mësimdhënës por një udhëheqës shpirtëror nga i cili u inspiruan për karrierën që bënë deri në krye të shtetit dy nxënësit ekselentë të dikurshëm të tij. Për njeriun që kishte qëllime dhe synime të largëta ky ishte momenti që të kthehej. Në korrik të vitit 1998 deri në mars 1999 Vladimir Putini ishte drejtor Shërbimit Sekret Federal, pasardhëse e KGB-së. Në mars 1999 deri në 9 gusht 1999 Putin ishte sekretar i Këshillit të sigurisë së Rusisë.
SI U NGRIT NË PUSHTET NJË DIKTATOR
Natyra e spiunit të KGB-së i farkëtoi jo pak cilësi të lindura. Pa miq por me intriga dhe me një ftohëtsi të një serial killeri Vladimir Putin i shtoi këtyre edhe stërvitjen spartane në kushte të ftohta moti. Noti në ujë me akull dhe xhudoja kanë qenë dy sportet që e kanë shoqëruar tërë jetën. Madje në xhudo fitoi një rrip të zi falë palosjes spektakolare që u bënte kundërshtarëve në gara. Ylli i tij nisi ngjitjen drejt kompleksit të fortifikuar të Kremlinit kur Boris Jeltsin e emëroi më 9 gusht 1999 kryeminisëtr. Por dorëheqja e Jeltsinit në dhjetor të po këtij viti i dha mundësinë e artë Putinit për tu bërë president. Në zgjedhjet e marsit 2000 Putini fitoi lehtësisht 53 për qind të votave duke kapur kreun e shtetit. Si president i Rusisë ai premtoi dhe ideoi ndërtimin e një shteti duke ngritur ekonominë dhe luftuar korruopsionin. Ky ishte momenti i artë se si një diktator do ti qepej pushtetit. Menjëherë bëri organizim të ri të ndarjes administrative, vendosi kontroll ndaj dumës dhe goditi oligarkët dhe mbylli mediat që ishin kritike.
Për dy mandate ai tregoi se linja dhe vija e tij në krye të shtetit rus ishte dikatoriale që nga pas nuk kishte një ideologji por vetëm personalizimin e pushtetit. Kur përfundoi mandatin e dytë si president, kundërshtarët e tij u nxituan teksa morën frymë lirisht. Ata menduan se ky ishte fundi i karrierës së tij por ishin plotësisht të gabuar. Partia e tij Rusia e Bashkuar fitoi zgjedhjet lehtësisht dhe nëpërmjet një marifeti ai vendosi që shokun e dikurshëm të klasës Dmitri Medvedev ta bënte president të Rusisë dhe vetë të ishte kryeministër. Pas katër viteve, kur mandati i Medvedev përfundoi Putin sërish u bë president. Në fakt tashmë nuk ishte vetëm një president por një diktator në një shtet ku nuk bëheshin zgjedhje të lira, ku mungonte opozita, ku ndalohej media e lirë dhe kur në mendjen e tij nisën të kalkuloheshin luftra. Në vititn 2012 u zgjodh sërish president me zgjedhje të manipuluara dhe protestat e opozitës nuk patën fuqinë të ndryshonin gjë. Vendimi i parë si president ishte emërimi i Dmitri Medvedev si kryeministër. Pra, shokët që dikur mund të kishin ndërruar detyrat e klasës tani po ndërronin detyrat më të larta të shtetit rus. Represioni ndaj opozitës u rrit dhe akuzat që Putini u bënte drejtuesve të saj se ishin agjentë të SHBA. Në vitin 2018 Putini u zgjodh për një mandat të katërt presidencial. Që nga ky vit Vladimir Putin vijon të jetë në këtë detyrë duke u bërë një nga politikanët rusë më të pushtetshëm në histori.
Tabela 1/Vladimir Putin, president që nga
7 maj 2012 e në vijim
7 maj 2000- 7 maj 2008 (Proces dhjetor 1999)
Tabela 2/Vladimir Putin, kryeministër që nga
8 maj 2008-7 maj 2012
9 gusht 1999-7 maj 2000
FAMILJA E PUTIN
Përgjithësisht diktatorët kanë ndjekur rregullin që familja nuk ka qenë ajo normalja. Madje prejardhja e tyre nuk ka ndonjë vlerë. Rangu më i lartë i të parëve të Vladimir Putinit ka qenë gjyshi i tij, Spiridon Putin që kishte punuar kuzhiner i Leninit dhe Stalinit. Duke i shtuar faktin se Spiridoni ka qenë ai që e ka rritur Vladimir Putinin e vogël, duhet të ketë ndikuar jo pak historitë me dy diktatorët e Rusisë që i ka treguar nipit. Pedagogu i juridikut në Universitetin Shtetëror të Shgën Petërsburgut u martua me studenten e gjermanishtes në këtë universitet Lyudmilla Shkrebneva në vitin 1983 që ishte gjashtë vite më e vogël se ai. Zonja e parë e Rusisë ruajti një profil të ulët publik duke u marrë kryesisht me aktivitete kulturore dhe bamirësi. Shpesh çifti u bë pjesë e thashetmeve se Lyudmilla dhunohej nga bashkëshorti Vladimir Putin. Nga martesa kanë dy vajza Maria, Katerina edhe ato si e ëma ruajtën profil të ulët publik deri atje sa Putini u ndërroi mbiemrat për ti bërë të panjohura. Me Ludmnillën jetoi me të 31 vjet dhe u divorcua me të në 2014 kur ishte president. Dy vjet më pas Ludmilla u bë sërish lajm në Rusi teksa u martua me një burrë 21 vjet më të vogël. Në vititn 2016 ish-zonja e parë ruse vuri kurorë me Artur Ocheretni, një biznesmen relativisht i pasur. Nuk janë të pakta mediat që kanë shkruar se ajo që e ka brejtur përherë Putinin është nëse lidhja e tyre ka ekzistuar gjatë kohës që ata ishin bashkë apo pas divorcit me Putinit. Nëse është e para, jo pak gazetarë kanë spekuluar se martesa e Ocheretnit ka qenë një guxim i tepruar. Por Putini nuk qendroi as vetëm, e as beqar. Në vitin 2007 dhe 2008 në media perëndimore nisi të shkruante lajme se ai ishte lidhur me gjimnasten kampione olimipike Alina Kabaeva. Në vitin 2005 presidenti në detyrë Vladimir Putin i kishte akorduar 22-vjeçares bukuroshe urdhrin për merita ndaj kombit por më shumë duket se ky dekorim ka qenë për merita personale teksa këtu ngjizi lidhja e tij me të. Fituesja e dy medaljeve olimpike në Athinë 2004 të artë dhe në Sidnej 2000 bronz, 14 herë kampione e botës dhe fituese e 21 medaljeve në Kampionatin Evropian, sportisja që i rrëmbeu zemrën presidentit u bë edhe anëtare e Dumës Ruse për shtatë vjet, nga 2007 deri në 2014. Por me 31 vjet diferencë duket se Vladimir Putin arriti të fitonte një trofe edhe më të rëndësishëm se ato që kishte fituar Alina në garat olimpike. Një detaj interesant i lidhjes së tyre është se ndërsas Putin i përket besimit ortodoks rus nga të dy prindërit, Alina nga babai është muslimane Tartar dhe nga nëna ortodoske ruse. Madje Alina ka lindur në në Tashkent të Uzbekistanit dhe vite më vonë është transferuar në Moskë. Pasi la Dumën ruse Kabaeava është pjesë e drejtimit të një komaonie medatike, ato që Putini i ka nën kontroll dhe ky kontroll kalon edhe nga bashkëshortja e tij e dytë. Mediat kanë shkruar jo shpesh për lidhjen e tyre duke mos e cilësuar si një lidhje pa afeksion fizik dhe se Putini nuk ka ndonjë besim kushedi ndaj Alinës. Ajo që përmendet nga biografët është fakti se miqtë e vetëm të presidentit rus janë 2 qentë e tij Koni dhe Buffy. Tamam si Adolf Hitleri me dy qentë e tij Ëolf dhe Bond.
LUFTRAT E VLADIMIR PUTIN
Jeta e Vladimir Putin ka qenë nga njëra luftë në tjetrën. Ai është ideatori duke vënë në jetë planin e luftës në konfliktin që njihet ruso gjeorgjiane ose e Osetisë në 2008 me mijëra viktima. Ai është ideatori dhe ekzekutori i Luftës së dytë çeçene në 2010 me 3 mijë të vrarë dhe 9 mijë të plagosur. Në vitin 2014 me urdhër të tij Rusia aneksoi rajonin e Krimesë nga Ukraina duke e shkëputuir nga ky shtet. Vladimir Putin ishte gjithashtu sponsorizues dhe organizator i luftës civile në Siri në 2017. Por 24 shkurti i këtij vitit e hodhi atë përfundimisht në aventurën më të madhe, më të rëndë dhe më me pasoja katastrofike jo vetëm për Ukraianën por edhe për të gjithë botën. Çmenduria e tij është se për herë të parë që nga vitit 1962 me krizën e raketave në Kubë, bota po përballet me rrezikun real të luftës bërthamore. Tamam siç e kishte ideuar 31 vjet më parë ku u shpërbë Bashkimi Sovjetik në atë rikthim të këtij unioni nga e cila bota ka parë rreziqe nga luftra të tilla. Por këto luftra janë pjesa më e dukshme dhe më me pasoja. Por eleminimi i kundërshtarëve dhe kritikëve është akomë më e rëndë. Më 27 shkurt u ekzekutua në Moskë Boris Nemtsov, kritiku i Putinit që deklaroi kundërshtinë e tij ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Nëq vititn 2016 shëbrimi secret britanik bëri publik se Valdimir Putini ishte i implikuar në helmimin në vititn 2006 të Alexandër Litvinenko, oficerit të shërbimit sekret rus FSB që kishte folur për lidhjen e qeverisë ruse me krimin e organizuar.
DEKLARIMET E NJË TË ÇMENDURI QË KANË ÇMENDUR BOTËN
Adolf Hitleri, Benito Musolini, Josif Stalin kishin të përbashkët deklaratat e çmendura që bënin. Vladimir Putini u ngjan si pikat e ujit. Kreu i shtetit të Rusisë e nisi në vitin 2005 kur tha me qitje të largët:
Shpërbërja e BSS ishte një nga katastrofart më të mëdha të shekullit të 20-të.
Ishte fiks ajo që po bën që nga 24 shkurti kur sulmoi Ukrainën me qëllimin e krtyhimit të perëndorisë së Bashkimit Sovjetik. Por çmenduria e tij nuk njohu kufi kur pas sulmit në Ukrainë lëshoi një kërcënim botëror:
“Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja që nuk i keni përjetuar kurrë në histori”.
Ku e kishte fjalën Putini? Përgjigjen pothuajse e dha vetë më 3 mars teksa bota iu rikthye një rreziku të përdorimit të armëve bërthamore:
“Unë udhëzoj ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të vendosin në gjendje të gatishmërisë së posaçme forcat frenuese të ushtrisë ruse”.
Dhe duke i hedhur kova benzine zjarrit të luftës në Ukrainë Putini ka bërë deklaratën e fundit se sanksionet që ka vendosur Perëndimi ndasj Rusië janë deklarata lufte, duke shtuar frikën se Lufta e Tretë Botërore në mos ka filluar siç tha Fiona Hill ish-këshilltarja e presidentit të SHBA Donald Trump për Rusinë, është në prag. E gjithë kjo falë vetëm Vladimir Putinit, spiunit që u bë gangster nga marrëzia e madhëstisë.