Evropa qëndron përkrah tyre të cilët kanë nevojë për mbrojtje dhe të gjithë ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëseardhur në Evropë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Ne do t’u ofrojmë mbrojtje atyre që kërkojnë strehim dhe ne do të ndihmojmë ata që kërkojnë një mënyrë të sigurt për të shkuar në shtëpi”, shtoi Von der Leyen, duke paraqitur propozimin e Brukselit për të mbështetur njerëzit që ikin nga lufta.

”Bashkimi Evropian do të shpenzojë të paktën 500 milionë euro shtesë në ndihmë humanitare, si kundërpërgjigje ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha dje Von der Leyen.

”Fondet nga buxheti i BE-së do të adresojnë pasojat humanitare të kësaj lufte tragjike duke ndihmuar Ukrainën dhe refugjatët”, theksoi ajo gjatë një seancë të posaçme të Parlamentit Evropian.