Procesi i votimit në Vorë nisi me disa minuta vonesë në Vorë, kjo për shkak se nuk u paraqitën komisionerët e PD. Por pas mbërritjes së tyre, procesi tashmë vijon normalisht. Nga 6 bashkitë ku do zhvillohen sot zgjedhjet, Vora është e vetmja ku do aplikohet votimi dhe numërim elektronik, ndërsa rezultati i zgjedhjeve pritet të dalë pak orë pas përfundimit të procesit të votimit.