Kryeministri Edi Rama ka theksuar në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale se janë zhbllokuar eksportet e drithërave me Serbinë. Kryeministri nënvizoi se ky është Ballkani i Hapur.

Më tej Rama tha se jemi përballur me tre beteja që nuk i kemi zgjedhur, ndërsa shtoi se detyra e qeverisë është që të ndihmojë familjet në vështirësi në përballimin e këtyre krizave.

“Për aq kohë sa po bëhet një gjë kaq e madhe për të mbrojtur njerëzit nga rritja e çmimit, duke paguar diferencën, nuk mund të dëgjoj pa folur çmenduria të lloj llojshmëri. Se sa serioze dhe qesharake është paketa nuk pres të ma thonë ata që nuk kanë lidhje me këtë dhimbje. Ata që marrin autobusin urban, apo që marrin linjën ndërurbane dhe që qeveria me këtë paketë do i paguaj diferencën e çmimit të biletës. Ata do thonë që paketa është qesharake apo serioze. Kush më thotë mua që vjedh ose është një hajdut ose do të bëhet potencialisht një hajdut, se nuk mund t’ia thuash pa e njohur tjetrin dhe pa prova dhe fakte. Dakord.

Unë flas se si lidhen gjërat bashkë. Sa më takon mua me detyrën time gjërat janë të lidhura. Shtëpitë e tërmetit po ndërtohen dhe po mbarojnë në kohë rekord. Shqipëria prodhon një naftë të rëndë e cila nëse përpunohet për t’u bërë disel apo benzinë del më e shtrenjtë se sa diseli apo bezina e importit, ky është fakt. Prandaj kjo naftë eksportohet për bitum dhe në të gjithë botën naftën e eksplorojnë dhe e tregtojnë kompani. Ka vetëm 2-3 vende me naftëmbajtëse që administrohen nga shteti. Nafta nuk është më në duart e njerëzve pa lidhje është në duart e kompanive serioze që po bëjnë punë të madhe. Nafta që futet në makinë do të vijë nga jashtë, kur kemi naftë të rëndë. Natyrisht duke ardhur nga jashtë do të ndikohet nga bursa. Ne ngritëm bordin e administrimit dhe të paktën tani është e garantuar transparenca. Për naftën e kritikoja atëherë dhe ato cështje janë adresuar në ndërkohë, por për TVSH e ushqimeve ke të drejtë. Në të gjithë botën ka pasur një tendencë rritjeje.

U bllokua zinxhiri ekonomik dhe ky është fakt publik. Lufta e bëri goditjen e rëndë të cmimeve. Nuk mund t’i japim 3o mijë lekë atyre që janë në punë plus, se nuk i kemi ato mundësi. Por juve ju japim më shumë se 30 mijë lekë në muaj për faturën e energjisë, e sigurt kjo. Ndaj në paketën e rezistencës flitet 28 miliardë për energjinë. Ne do të japim 30 mijë lekë. Këto çmime kanë brenda dhe momentin e panikut të tregut, do të stabilizohen, nëse gjendje mund të jetë stabël. Çmimet mund të shkojnë edhe më lart. Energjia që ne blejmë në treg është 52 euro, është 550 euro kur dolëm për herë të fundit. Karburanti mund të shkojë dyfish, nëse atje gjëja degradon dhe nëse konflikti hyn në një rrugë tjetër. Kështu që nuk e kuptoj tani. Po përballemi me tre taksirate të mëdha që nuk e zgjodhëm ne, na zgjodhën. Di të them që siç përballuam tërmetin dhe siç askënd nuk e kemi lënë vetëm nga ata që iu ra çatia mbi tokë, por edhe nga ata që iu plasaritën muret e shtëpisë. Janë mbi 50 mijë familje që po ndihmohen. Çdokënd që humbi punën nuk u lanë vetëm. Do të bëjmë përsëri, të jeni të sigurt. Duhet të bashkohemi të gjithë së bashku tek faktet, jo të bashkohemi që të bëhemi një parti, por te faktet. Mund të jesh kundër qeverisë, por jo fakteve. Nuk thua dot që rritjen e çmimeve e solli qeveria. Këto që po thuhen janë skandale mendore, ashtu sikundër që nuk na u nda një taksiratë tjetër, të atyre që nxisin protestat. Që paguajnë autobusin për ata që vijnë këtu sepse janë ndjekës të verbër. Ne do të rezistojmë dhe ato që janë në paketë do të vendosen në dispozicion. Gjatë pandemisë çfarë nuk u tha, e faktet ishin ndryshe. Tjetër çfarë thuhet dhe tjetër se çfarë jepet. Është një vend këtu rreth e rrotull që akoma s’i ka dhënë paratë e pandemisë, sa për dijeni. Mos t’i shohim të tjerët as si i bardha që ndriçon. Taksiratet na ka zënë e do t’i heqim me dinjitet, durim dhe pa harruar që ajo që i themi vetes që jam krenar që jam shqiptar sot duhet të rezonojë mirësjelljen tonë dhe qëndrimin tonë. Te faktet duhet të jemi të bashkuar. Me vjen mirë që gjarat po zhvillohen me shpejtësi. Më vjen mirë që nafta ka stabilizim dhe që kemi zhbllokuar kontratat e grurit, drithërat me Serbinë janë zhbllokuar. Ky është Ballkani i Hapur sa për dijeni, por do të kemi rastin për të folur për herë të herë tjetër”, tha Rama.