Xavi Hernandez dha mendimin e tij për atë që ndodhi mes Real Madridit dhe PSG në Champions League. Trajneri i Barcelonës zbuloi se pas disfatës në “Bernabeu” ka kontaktuar për ta inkurajuar mikun e tij Leo.

“I dërgova mesazh Messit, duke e inkurajuar”, – komentoi ai për efektet e eliminimit të ekipit francez. Në lidhje me ndeshjen, ai komentoi se “kur u duk se gjithçka do të shkonte për PSG, Real Madridi reagoi dhe përmbysi gjithçka për 25 minuta”.

Xavi konsideron se “siç e kemi përmendur tashmë, nëse e ulni pak intensitetin, rivali bën të kundërtën dhe mund t’ju ndodhë si PSG. Mund t’ju ndodhë ndaj kujtdo, ndaj Real Madridit apo Osasuna. Mendoj se kështu ka ndodhur me parizienët në mesjavë”.

Dhe, duke zbatuar të njëjtin koncept për Barça-Galatasaray, trajneri katalanas pranoi se kishte pak futboll në barazimin 0-0. Ai shpjegoi se “Galatasaray ishte në një nivel mbrojtës, që nuk e kishim parë më parë”. Dhe për sa i përket intensitetit, ai shpjegoi: “Duhet ta mbajmë atë, nuk mund ta ulim gjatë gjithë lojës”.