Xavi Hernandez ka lënë të kuptohet për interesimin e Barcelonës për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland verën e ardhshme përpara udhëtimit të klubit për t’u përballur me Elchen të dielën.
Trajneri i Barcelonës thuhet se shoqërohej nga Jordi Cruyff teksa u takua me Haaland në Mynih të martën e kaluar dhe ai u pyet për mundësinë e transferimit të 21-vjeçarit nga klubi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Nuk mund të zbuloj detaje, por mund të them vetëm se po punojmë për të ardhmen e tanishme të klubit. Nuk mund të them më, kur të mundem do të jemi të parët që do ta themi.“Por, në këtë situatë për sa i përket Haaland, nuk kam asgjë për të thënë dhe asgjë për të njoftuar, vetëm se ne po punojmë për të mirën e klubit, për të ardhmen dhe të tashmen”, tha Xavi.
Barcelona duket e këndellur që nga ardhja e Xavi Hernandez si trajner, ndërsa në tri ndeshjet e fundit ka shënuar nga katër gola.