Ministrja Olta Xhaçka iu bashkua këtë të premte takimit të jashtëzakonshëm që po zhvillojnë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel për situatën në Ukrainë.2
Ajo u takua me sekretarin amerikan Antony Blinken, sekretarin e përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg si dhe komandantin e komandës supreme të forcave aleate për Evropën, gjeneral Tod Ëalters, ku shprehu edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë kundër Rusisë.
Në këtë mbledhje marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të NATO-s, ndërsa në fokus të diskutimit janë pasojat e agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.