Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur partneri i sak, Klodian Asllani , i cili ka publikuar një fotot të një arushi dhe një tullumbaceje ku shkruhet “Mirë se erdhe Kamar”. Kujtojmë se këngëtarja dhe biznesmeni janë prej vitesh në një lidhje dhe pavarësisht ndarjeve e zënkave, janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit. Klodiani ndërkohë ka edhe dy vajza, të rritura, nga martesa e parë me të cilat Zaimina ka treguar gjithmonë se ka një raport mjaft të mirë.