Tashme eshte zyrtare: Paulo Dybala do te largohet nga Juventusi ne fund te sezonit pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontrates me oferten qe i eshte bere nga klubi bardhezi. Sipas asaj që raportoi Giovanni Guardala, gazetar i Sky Sport, propozimi ekonomik i Juves për Dybala-n ka qenë një pjesë fikse më e ulët se e tanishmja (gati 6 milionë euro) plus disa bonuse që nëse arriheshin të gjitha shkonin diku tek 10 milionë euro. Këtu nuk ka patur marrëveshje.

Një anë tjetër, që nuk i takon asaj ekonomike, gjithmonë sipas mediave, ka qenë ajo e projektit. Dybala kërkonte të ishte në qendër të saj dhe sipas tij klubi nuk po e ofronte. Ardhja e Vlahovic-it në janar i ka lënë argjentinasit të kuptojë se klubi i ka sytë tashmë diku tjetër. Tani lind pyetja: kush mund të jetë zëvendësuesi i sulmuesit argjentinas? Përgjigja, prej disa muajsh, duket mjaft e qartë. Nicolò Zaniolo është hipoteza e fortë për verën. Kohet e fundit ka pasur një takim mes drejtuesit të Romës, Tiago Pinto, dhe agjentit të lojtarit, Vigorelli, gjatë merkatos së janarit.

Padyshim që nuk ishte një takim i lehtë, duke qenë se nuk kishte as një marrëveshje dhe as një parim negociues, siç u shpjegua më vonë në mes të shkurtit në një intervistë nga agjenti. Zaniolo ka një kontratë që skadon në 2024 dhe ky është ndoshta sesioni i fundit i meraktos që ka një përfitim ekonomik, pasi nuk ka asnjë hije zgjatjeje.

Ky nuk është as një sezon i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh edhe golat e paktë të shënuar deri më tani: Zaniolo duket në prag të shpërthimit, por më pas nuk e bën atë, megjithëse nga ana e tij ka dëmtime në gju…

Sa mund të vlejë?

Pyetja tjetër që duhet t’i bëhet Romës është se sa duhet kërkuar, në këtë pikë, për sulmuesin. Të qëndrojnë në pozicionet e tyre dhe ndoshta ta mbajnë Zaniolo-n për një vit tjetër për shpërthimin përfundimtar ose ta shesin para se ai të jetë i pakënaqur (dhe se ai mund të rrezikojë të kalojë në një vit, apo jo?). Vlerësimi është rreth 40 milionë euro dhe sipas SportItalia Zaniolo do te jete pasardhesi i Dybala…