Situata tek Juventusi është e tensionuar dhe nuk kishte si të ishte ndryshe pas eliminimi të turpshëm nga Vijareli në Champions. Plaga e lënë nga “Nëndetësja e Verdhë” nuk është shëruar akoma dhe duket se situata ka qenë e tensionuar edhe më vonë.
Mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë ku është përfshirë sulmuesi Paulo Dibala dhe tajneri Masimiliano Alegri. Por çfarë ka ndodhur?
Dibala dhe Kuadrado kishin shkuar tek trajneri që t’i kërkonin disa orë leje, pasi skuadra do të flinte në qendrën stërvitore. Dibala si zëvendës kapiten foli për këtë gjë me trajnerin.
Po përse folën ata? Sepse liderët e klubit, Bonuçi e Kileini nuk ishin pjesë e skuadrës për shkak të dëmtimit.
Por Alegrit nuk i pëlqeu kjo gjë dhe situata u përkeqësua me trajnerin që akuzonte Dibalën.
“Vetëm ti po ma bën këtë kërkesë?”, ishin fjalët e trajnerit.
Duket se situata nuk është e qetë për Juventusin, por sezoni ende nuk ka mbaruar dhe nëse bardhezinjtë duan të dalin me diçka nga ky sezon, atëherë duhet të jenë më t2ë bashkuar se kurrë.(PANORAMASPORT.AL)