Thomas Strakosha raportohet se është shprehur i hapur për të rinovuar kontratën me Lazion. Kontrata aktuale e portierit shqiptar me klubin italian skadon në verën e këtij viti.

Urinim me erë të pakëndshme? Provo këtë trajtim për cistitin
Mirëpo, Strakosha ia ka bërë të qarta kushtet e tij drejtuesve të klubit, në rast se vendoset për zgjatje të bashkëpunimit, sipas “Il Tempo”.

26-vjeçari thuhet se ka kërkuar pagë vjetore prej 2 milionë eurove, plus një bonus nënshkrimi prej 2.5 milionë eurove.

Tani, mbetet të pritet edhe vendimi i drejtuese të lacialëve. Nëse, reprezentuesi shqiptar nuk rinovon, atëherë nga “Olimpico” mund të largohet si lojtar i lirë.

Thomas Strakosha është pjesë e Lazios nga viti 2013.