Zelanda e Re do të lehtësojë kufizimet këtë javë për ndalimin e përhapjes së Covid-19 pasi numri i rasteve të reja ditore arriti kulmin, tha sot kryeministrja Jacinda Arden, ndërsa vlerësoi se shumica e popullsisë është imunizuar.

Ardern tha se kufizimet për tubimet në natyrë do të hiqen të premten, që do të thotë se sportet dhe koncertet në natyrë mund të mbahen pa kufizime. Kryeministrja e Zelandës së Re shpjegoi gjithashtu se leja e vaksinimit nuk do të jetë e detyrueshme pas datës 4 prill dhe do të hiqet vaksinimi i detyrueshëm që zbatohet për disa kategori punëtorësh.

Ardern shpjegoi se vaksinimi nuk do të jetë më i detyrueshëm për punonjësit e arsimit, policinë dhe ushtrinë, por do të mbetet i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit e vijës së parë. “Deri më sot, më shumë se 500,000 raste të Covid-19 janë raportuar dhe ekspertët e modelimit vlerësojnë se mund të ketë 1.7 milion infeksione ,” tha Ardner, ndërsa pranoi se Covid-19 është ende prezent.