Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në konferencën e tij ditore ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.
Ai tha se pushtimi i vazhdueshëm i forcave ruse në ukrainë tregon se Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës.
Ndërsa tha se është nevoja për një paketë të re sanksionesh për Rusinë, Zelensky kërkoi bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia.