Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se brenda një javë janë vrarë rreth 9 000 ushtarë ruse. Në një fjalim drejtuar popullit, Zelensky tha se brenda një jave kanë prishur planet e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Morali i ushtarëve rusë është përkeqësuar gjatë sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Kemi prishur planet e tyre të përgatitura prej vitesh. Më shumë pushtues po ikin nga ne drejt shtëpive të tyre”, tha Zelensky.
“Unë i admiroj sinqerisht ukrainasit. Do t’i largojmë ata (rusët) me turp. Ashtu si në kohët kur përpiqeshin të gjenin ushqimin e tyre. Këta nuk janë luftëtarë të shtetit. Këta janë fëmijë të zhdukur që janë përdorur”, tha presidenti ukrainas.
“Çdo pushtues duhet ta dijë se do të përballet me reagim të ashpër nga ukrainasit”, theksoi Zelensky i cili shtoi se nuk do të dorëzohen dhe se rusët do ta kujtojnë përgjithmonë.
“Brenda një javë janë vrarë rreth 9 000 rusë”, deklaroi Zelensky. Pasi theksoi se kjo për ukrainasit është “luftë për atdheun”, Zelensky tha se “e dimë përfundimin për pushtuesit. Ata do të marrin përgjigje nga ukrainasit”.