Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë më të ashpra.
”Nëse sanksionet mbeten të dobëta ose të pamjaftueshme, administrata ruse bie në iluzionin e rrezikshëm se mund të bëjë më shumë sesa po bën tani, ndërsa mijëra ukrainas po e paguajnë me jetën e tyre”, tha Zelensky.
Në fjalimin e tij drejtuar kombit, ai kujtoi se qyteti i Irpinit u çlirua dhe falënderoi ata që morën pjesë në çlirimin e qytetit.
Duke thënë se ushtria ruse vazhdon të tërhiqet nga rajoni i Kievit, Zelensky theksoi se ”zonat e çliruara nuk janë ende të sigurta”.
”Përleshjet vazhdojnë. Ushtria ruse ende mban pjesën veriore të provincës dhe ka resurse dhe njerëz për këtë. Ata gjithashtu janë duke u përpjekur për të rivendosur kapacitetin luftarak të njësive të humbura”, tha ai.
Ai theksoi se nuk do të pranonte sanksione pasive kundër Rusisë.
“Pakoja e sanksioneve parandaluese nuk është zbatuar. Për ne është e rëndësishme që sanksionet të jenë efektive dhe mjaft serioze. Nëse sanksionet janë të dobëta ose të pamjaftueshme, administrata ruse bie në iluzionin e rrezikshëm se ata mund të bëjnë më shumë se tani, ndërsa mijëra ukrainas të paguajnë me jetën e tyre”, tha Zelensky.