Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se ka progres në bisedimet e paqes, pas raundit të negociatave të së martës. Në një fjalim me video mbrëmë vonë, Zelensky zbuloi se negociatat me Rusinë tashmë duken më realiste.
Kryeministri Zelensky shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.
Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas pritet të vazhdojë edhe sot. Deri më tani janë zhvilluar 4 raunde, po pa asnjë rezultat konkret, pasi Rusia po vijon bombardimet.
Këtë të mërkurë, Zelensky do t’i drejtohet Kongresit Amerikan .