Rreth 1,000 trupa ruse janë zënë rob nga forcat ukrainase që kur Moska nisi pushtimin e fqinjit të saj perëndimor tre javë më parë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky e bëri njoftimin gjatë një bisede në internet me Karim Khan, kryeprokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Presidenti Zelensky tha se kushdo që është përgjegjës për mizoritë e luftës duhet të mbajë përgjegjësi.
“Të gjithë e dinë se çfarë po ndodh”, tha Zelensky, duke vënë në dukje se ka pasur dëshmitarë dhe video të mizorive, të cilat, sipas Ukrainës, përfshijnë shënjestrimin e banesave civile.