Rusia ka shpenzuar miliarda dollarë për propagandë, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ju të gjithë e dini saktësisht se çfarë sistemi të madh propagande shtetërore ka ndërtuar Rusia”, tha Zelensky në një video-mesazh.

“Ndoshta askush tjetër në botë nuk ka shpenzuar shuma kaq të mëdha për gënjeshtra. Moska megjithatë nuk e ka marrë parasysh se këto përpjekje nuk garantojnë rezultat”, tha ai.

”Aty ku rruga e gënjeshtrës duhet shtruar me para’, rezultati nuk është i sigurt. Rruga e së vërtetës është e vështirë, por e vërteta e hap rrugën e saj”, theksoi Zelensky.

Rusia ka hedhur poshtë kategorikisht raportet se planifikonte të sulmonte Ukrainën për javë të tëra.

Në opinionin publik rus, Moska e ka paraqitur luftën si “operacion special ushtarak”.