Teksa bombardimet ruse kanë vijuar në mënyrë intensive në Mariupol,Kharkiv dhe Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim në parlamentin italian kërkoi më shumë ndihmë nga ndërkombetarët.

VOLODYMIR ZELENSKY

PRESIDENT I UKRAINËS

“Pushtimi ka zgjatur 27 ditë, gati një muaj: na duhen sanksione dhe presione të tjera. Sulmet ruse po shkatërrojnë familje dhe qytete, disa janë shkatërruar plotësisht si Mariupol. Ukraina është porta për ushtrinë ruse dhe ata duan të hyjnë në Evropë”

Ndërkohë në qytetin Kherson, i cili është nën kontrollin e ushtrisë ruse, dhjetëra ukrainas dolën për të protestuar kundër luftës. Në mediat sociale janë publikuar video të cilat tregojnë forcat ruse duke përdorur granata dhe të shtëna me armë për të shpërndarë turmën.