Zelensky i kërkon Putinit bisedime. Presidenti ukrainas, tha në një konferencë se bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë,” tha ai.

“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me [presidentin francez Emmanuel Macron],” shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve në tryezë të gjatë muajin e kaluar.