“Kam dëgjuar shumë njerëz që pretendojnë se eliminimi im është planifikuar. Ndoshta ka pasur disa përpjekje”, tha Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky në intervistën e tij të parë me mediat ruse që nga fillimi i luftës, të publikuar në faqen e internetit anti Putin Meduza.

Media opozitare ruse “Meduza” publikoi intervistën e dhënë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes videokonferencës për portalin dhe mediat e tjera ruse, pavarësisht paralajmërimeve të Moskës për mos ta publikuar.

“Kjo nuk është vetëm një luftë. Është shumë më keq”, kështu titullohet intervista.