Presidenti Zelensky ka thënë se 16.000 trupa ruse janë vrarë, ndërsa ushtarët e tij po përgatiten për të rimarrë qytetin e parë që Putin pushtoi.
Udhëheqësi ukrainas tha se trupat e tij u dhanë goditje të fuqishme forcave të Moskës dhe i kërkoi Kremlinit të negocionte për t’i dhënë fund luftës.
Por ai paralajmëroi se “nuk do lejojë kurrë që asnjë pjesë e territorit ukrainas t’i dorëzohet tiranit Putin, si kusht për arritjen e një marrëveshje”.
Trupat e Zelensky po përgatiten të rimarrin sot Kherson, i cili ishte qyteti i parë i madh që forcat pushtuese morën nën kontroll.
Një këshilltar i ministrit ukrainas të mbrojtjes tha se mendonte që qyteti mund të rimerrej sot nën kontroll.