Zero humbje në shkurt, vendi i parë në renditje. Napoli fluturon dhe Spalletti shpërblehet si trajneri i muajit nga “Lega Serie A”. Sidomos kreu, ndonëse i ndarë me Milanin dhe me një ndeshje më shumë se Interi, e lejon këtë trajner ta sigurojë çmimin në fjalë për herë të dytë këtë sezon.

Spalletti do ta marrë çmimin pak minuta para fillimit të ndeshjes Napoli-Milan, falë votave të shprehura nga drejtuesit e disa gazetave, që vlerësuan edhe cilësinë e lojës së shprehur dhe të ndershme gjatë ndeshjeve.

Napoli, i cili siç u përmend ka rifituar vendin e parë falë fitores së marrë ndaj Lazios në javën e fundit të kampionatit, aktualisht ka edhe mbrojtjen më të mirë në Serie A. Një shenjë se si puna e Spallettit po jep rezultate.