Zgjatet shtetrrethimi në Kiev. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka bërë me dije se në kryeqytetin ukrainas do të jetë shtetrrethim nga ora 20:00 me orën lokale (18:00 GMT) të shtunën deri në orën 08:00 të së hënës. Këtë lajm ai e bëri me dije në një postim në rrjetet sociale, ndërsa pohoi se ky ishte një vendim i ushtrisë ukrainase, raporton BBC.
Ndonëse u mor ky vendim, ai nuk ka bërë të ditura detaje të tjera, ndërsa forcat ruse kërcënojnë me hyrjen apo jo në Kiev. Kujtojmë se ushtria ruse sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.