Që prej orës 07:00 qytetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë u janë drejtuar qëndrove të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj por në disa zona janë hasur vështirësi për shkak të dëborës.
Ajo që vihet re është pjesëmarrja e ulët në këto votime deri në orën 17:00, nga 942 QV, në 529 QV të raportuara pjesëmarrja është 27.74%.
Ndërkohe Dibra është qyteti me pjesëmarrjen me te larte nga 6 bashkitë qe janë ne zgjedhje.