Rusia do të pendohet për vendimin e pushtimit të Ukrainës, ka thënë Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Colin Kahl para gazetarëve. “Mendoj, me një shkallë të lartë të sigurisë, se Rusia do të dalë nga Ukraina më e dobët sesa që ka hyrë në konflikt”, ka thënë ai. “Më e dobët në aspektin ushtarak, ekonomik, politik dhe gjeopolitik, por edhe më e izoluar”.
Ai ka shtuar se rusëve janë duke u harxhuar raketat precize për shkak të konfliktit 1-mujor. Kahl ka thënë po ashtu se një vlerësim i strategjisë amerikane do të shpallë Rusinë “kërcënim akut”, mirëpo ka shtuar se ky shtet nuk përbën sfidë afatgjatë për SHBA-në, sikurse Kina.