Ukrainian refugees walk along vehicles lining-up to cross the border from Ukraine into Moldova, at Mayaky-Udobne crossing border point near Mayaky-Udobne, Ukraine, Saturday, Feb. 26, 2022. The U.N. refugee agency says nearly 120,000 people have so far fled Ukraine into neighboring countries in the wake of the Russian invasion. The number was going up fast as Ukrainians grabbed their belongings and rushed to escape from a deadly Russian onslaught. (AP Photo/Sergei Grits)

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, tha për BBC se armëpushimi i rënë dakord për evakuimin e civilëve nga qyteti zgjati “jo më shumë se 30 minuta”.

Një pauzë prej pesë orësh, e mbikëqyrur nga

Kryqi i Kuq, do të mbahej sot për të lejuar civilët të largoheshin nga Mariupol dhe Volnovakha, një qytet i vogël në veri të Ukrainës.

Megjithatë, Orlov tha se qyteti i tij kishte qenë nën “bombardime të vazhdueshme”. Orlov akuzoi forcat ruse për “gjenocid” dhe tha se kishte “frikë” të mendonte se çfarë do të ndodhë me banorët tani, pasi qyteti nuk ka ujë, as energji.

Ai bëri thirrje për më shumë ndihmë ushtarake, duke përfshirë një zonë ndalim-fluturimi.

Rusia nuk ka komentuar mbi bombardimet e rinovuara, por ministria e saj e mbrojtjes tha se civilët nuk kishin përdorur rrugët e arratisjes nga Mariupol dhe akuzoi autoritetet ukrainase për pengimin e njerëzve që të largoheshin.