Ndonëse Genti është bërë i dashur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në spektaklin e humorit “Portokalli”, në fakt për të ka qenë e vështirë ta fitojë atë vend pune.

Genti tregoi në emisionin “Glamour Zone” se e kanë refuzuar plotë tre herë.

“Në Portokalli, 3 herë më refuzuan. Shpesherë nuk ka të bëjë për talentin, por të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur me metarialin e duhur. Por publikisht gjej rastin të falenderoj Agron Llakaj, i cili ishte drejtori artistik dhe kishte një dashamirësi dhe qasje pozitive ndaj meje. Pasi u lodha me audicione, vendosa të marr pjesë me një barsoletë. Vendin e punës e fitova me barsoletën e familjes Agolli.