Ndonëse platforma e tij u përball me kundërshtime të forta në grupin parlamentar, Enkelejd Alibeaj arriti që të siguronte 32 firma deputetësh që përkrahin planin me 6 pika të prezantuar një ditë më parë prej tij. 31 emra Alibeaj i lexoi në një konferencë për mediat, ndërsa Xhelal Mziu zgjodhi t’i bashkohej pak orë më vonë kësaj platforme.
Në listë Alibeaj lexoi edhe emrin e Lulzim Bashës, i cili ndonëse nuk është bërë asnjëherë pjesë e mbledhjeve të grupit, nuk ngurroi të mbështeste platformën që lë jashtë grupit sërish Sali Berishën. Megjithatë dikur mbështetësit besnik të Bashës, Ervin Salianji, Grida Duma e Ina Zhupa refuzuan 6 pikat e Alibeajt. Vetë Salianji tha se kjo platformë i mbyll rrugën çdo diskutimi dhe zëri racional për të bashkuar demokratët dhe se e ndan PD në 2 parti.
Alibeaj pranoi se disa propozimeve deputetësh nuk janë bërë pjesë e platformës, duke lënë jashtë saj edhe propozimin që Lulzim Bashës dhe Sali Berishës të mos i lejohet rikandidimi për drejtimin e PD.
“Veprimet e secilit prej nesh do i gjykojë koha dhe demokratët, që në fillim kam bërë thirrje për bashkim dhe kamë mbajtur akte konkrete për bashkimi, bashkimin e pjesëve të grupit parlamentar dhe kam kërkuar dakordësinë e kolegëve të grupit që në mbledhje të ftoja edhe kolegët e pezulluar dhe përjashtuar më 12 janar. Kam ftuar në mbledhjet e grupit të gjithë kolegët e përjashtuar dhe tashme është fakt se çdo mbledhje është bërë me prezencën e tyre. Në çdo proces dhe strukturë është e domosdoshme të ruhet kontributi i kujtdo në PD. Proceset e njëanshme ku janë përjashtuar me mijëra demokratë nuk i shërbejnë PD dhe as interesit të demokrateve. Që të përjashtohen nga PD çdo individë që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. Kishte edhe disa kolegë që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por këto çështje janë të hapura për diskutim. Vendosëm në plan të parë interesin e demokratëve dhe ndërmarrim akte konkrete duke ndalur çdo rrugë përçarëse për partinë. Tani është koha që çdo deputet të shohë përtej, duke ju bashkuar shumicës së grupit të PD-së’- tha Alibeaj.
Ky propozim u refuzua në bllok nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit. Flamur Noka doli nga selia blu në deklaratë duke i kujtuar kreut të grupit parlamentar se nuk pranojnë bllokimin e votës së demokratëve dhe se koha e pengjeve ka marrë fund.
Alibeaj shuajti edhe zërat se 6 pikat e platformës për bashkimin e kampeve në PD, janë listë dëshirash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në konferencën për mediat të cilën zgjodhi ta bënte nga Kuvendi dhe jo nga selia e PD, Alibeaj zbuloi se një pjesë e deputetëve të PD kanë marrë ftesë nga SHBA për të vizituar Uashingtonin.
Plani i Alibeajt që kërkon ndërprerjen e zgjedhjeve në bazë dhe shtyrjen e Kuvendit të 30 prillit, një ditë më parë u kundërshtua nga Sali Berisha të cilin njëjtë si Lulzim Bashën e akuzoi kreun e grupit të PD si bashkëpunëtor të Edi Ramës.
Emrat e deputetëve që e mbështesin platformën për bashkim
1. AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. DASHNOR SULA
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA
14. FLUTURA AÇKA
15. GAZMENT BARDHI
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI
19. JORIDA TABAKU
20. KASTRIOT PIROLI
21. KRESHNIK ÇOLLAKU
22. LEFTER GËSHTENJA
23. LINDITA METALIAJ
24. LULZIM BASHA
25. MERITA BAKIU
26. ORJOLA PAMPURI
27. RAMADAN LIKAJ
28. SAIMIR KORRESHI
29. SELADIN JAKUPLLARI
30. ZEF HILA
31. ZHENI GJERGJI
32. XHELAL MZIU
Deputetët që nuk e kanë përkrahur platformën e Alibeajt për bashkimin
1.SALI BERISHA
2.ALBANA VOKSHI
3.AGRON SHEHAJ
4.BELIND KËLLIÇI
5.BUJAR LESKAJ
6.EDMOND SPAHO
7.EDI PALOKA
8.ELDA HOTI
9.FLAMUR NOKA
10.LUAN BAÇI
11.ISUF ÇELAJ
12.TRITAN SHEHU
13.LUÇIANO BOÇI
14.OERD BYLYKBASHI
15.SORINA KOTI
16.TOMOR ALIZOTI
17.ERVIN SALIANJI
18.GRIDA DUMA
19.INA ZHUPA
20.KASËM MAHMUTAJ
6 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj
1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit. Hapi i parë Certifikimi i anëtarsisë aktuale, Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
6. Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.