Sipas astrologëve, ka disa shenja që kanë një prirje drejt pasurisë. Kjo do të thotë që shenjat specifike, të përmendura më poshtë, ka më shumë të ngjarë të bëhen milionerë sesa të tjerat.
Demi
Jeta luksoze është bërë për ju. Si një shenjë sensuale e Tokës ju dini të mbani një ekuilibër midis punës së palodhur dhe kënaqësisë së luksit. Ju punoni shumë që të keni komoditetin tuaj.
Virgjëresha
Ju jeni një nga shenjat e Horoskopit që janë pragmatikë dhe punojnë shumë kështu që nuk na bën përshtypje që keni më shumë shanse për t’u pasuruar. Ju i keni sytë drejt detajeve, në mënyrë që të parashikoni pasojat financiare dhe të shfrytëzoni mundësitë.
Peshorja
Shumica e miliarderëve në botë i përkasin personave të shenjës së Peshores dhe kjo nuk është aspak e rastësishme. Ju keni planetin e Afërditës si sundimtarin tuaj që është planeti i parave dhe i luksit. Gjithashtu, ju jeni një shenjë diplomatike dhe e lezetshme dhe kjo ndihmon në biznes.
Bricjapi
Njerëzit e shenjës së Bricjapit kanë një qëllim të caktuar në jetë dhe janë oligarkikë kështu që paratë ju vijnë nga mbrapa. Ju punoni shumë dhe shpërbleheni dhe përveç kësaj jeni shumë i mirë në kursim.