52 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 1.442 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend. 26 raste me koronavirus kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Vlorë, 4 në Fier, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Elbasan, nga 1 qytetar në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Konispol, Delvinë, Roskovec, Kurbin, Shkodër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 426 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,869 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.