Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Brighton dhe Southampton në Premierligë.
Tekniku i “shënjtorëve” ka vendosur të ulë në stol Armando Brojën me sulmuesin që në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë, teksa i ka munguar edhe shija e golit.
Në nëntë ndeshjet e fundit 20-vjeçari nuk ia ka dalë të shënojë me festën e fundit që daton më nëntë shkurt ndaj Tottenham, ndërsa në Kupë shënoi ndaj Aston Villas më datë dy mars.