Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News pasditen e sotme u shpreh se do të pranonte postin e Presidentit. I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, Shehi tha se Rama me Berishën shkatërruan negociatat për Presidentin me ndryshimet e 2008 dhe i hoqën dhe kompetencat. “Sa herë përmendet kandidatura ime për President. Absolutisht që do e pranoja. Do isha hipokrit nëse do thoja të kundërtën. A ka ndonjë shqiptar që nuk do e pranonte postin e Presidentit.

Rama me Berishën e shkatërruan negociatat për Presidentin me ndryshimet e 2008 dhe i hoqën dhe kompetencat. Do kishte goxha rëndësi nëse do e mbushte me një figurë morale, por këta do e mbushin me njërëzit e vet me njerëzit e partisë.

Unë do e votoja një kandidat socialist nëse do ishte një njeri që ka dhënë shenja që respekton shtetin shqiptar dhe nuk është partiak me syqorr absolutiosht që do e votoja. Aty i kemi kolegët socialistë. Që nga 2008 krytetarët e shtetit i zgjedh partia. Do doja që ta bëni me seriozitet, por siç e kanë nisur me letra me… ska fare seriozitet,” tha Shehi.