Në deklaratën e sotme për mediat, ish kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se Escobar e ka ftuar në SHBA e nëse do i duhet të shkojë do ta marrë vizën amerikane.
A e keni marrë vizën për në SHBA?
Escobar më ka ftuar, e kam pranuar si kryetar i PD, zhvillimet ishin të vrullshme por me shumë kënaqësi do të vazhdoj kontaktet me përfaqësuesit e SHBA, duke hedhur poshtë çdo baltosje që synon të nxijë emrin tim. Kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet do ta kërkoj e do ta marr.