Nga Alban Daci/
Nëse gjykata njeh vendimet e PD aktuale dhe rrëzon ata që e morën në Shkallë të Parë, atëherë sipas filozofisë së vjetër të tyre a do të kthehen tek blindimi dhe nëse ne mendojmë si ata? Atëherë edhe ne, sipas tyre duhet të bëjmë një 8 janar të ri, por sigurisht ne nuk jemi si Ata, por thjeshtë e thashë sa për t’u kujtuar se po ju kthehen në boomerang çdo gjë që kanë bërë deri tani! Leksion i popullit dihet: mos ja bëj gropën shokut se bie vetë brenda!
8 janarin e bënë për karrige, për vulën dhe për zyrën! Madje, aq shumë ishin të uritur sa e morën zyrën ku qëndronte Basha sikur të ishte një triumf personal e nuk munguan as foto entuziazmi me dhe shpejt e shpejt e rimodeluan sipas mënyrës së tyre! Kaq e rëndësishme paska qenë ajo zyrë e ajo vulë sa nuk po presin asnjë sekondë që tua marrin edhe kryetarëve të seksioneve e të degëve duke i cilësuar si humbës të një luftë e për pasojë nuk duhet mbajnë asgjë e nuk gëzojnë asnjë të drejtë më! Në fakt kryetarët aktual të seksioneve dhe të degëve nuk kishin asnjë luftë me demokratët, por luftën e tyre e patën me pushtetin më 6 mars e ndoshta edhe me një grup të brendshëm që në emrin e “lirisë” brenda natës krijuan një shtëpi me një sigel tjetër duke e ashtuquajtur “shtëpi të lirisë” që në fund siç u vërtetua nuk kishte asnjë lidhje me PD, por ishte kundërshtare me të! Nëse ecim me linjën e vjetër që jemi ndarë njëherë e mirë, të mos respektimit të institucioneve, atëherë edhe ne, nëse vendimi i Gjykatës në Apel është në favorin tonë, duhet të bëjmë të njëjtën gjë që bënë edhe ata, të marrim baret, shinat e trenit e nisemi drejt selisë të PD e me të hyre brenda të bëjmë sefli e foto me këmbë mbi tavolinën e zyrës që kishte Basha si për të dëshmuar se e morën përsëri triumfin!
Megjithatë, ajo që na ndan neve është se ne nuk jemi e nuk do të jemi si ata, sepse zyrat nuk janë vendi i demokracisë, por e kundra janë simbol pushteti dhe jo simbol lirie! Nëse Gjykata na jep të drejtë, Ata e meritojnë të sillemi me ata siç u sollën me Ne, por nuk jeni si ata! Në kemi nevojë për PD që është në shërbim të demokratëve dhe të Shqipërisë për një qeverisje demokratike që mbyll njëherë e mirë tranzicionin bashkë me protagonistët e tij!