Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka propozuar zyrtarisht strukturën dhe përbërjen e Qeverisë, për të cilën deputetët do të vendosin nesër në seancën e Kuvendit në Cetinje.
Ai e bëri këtë në bazë të Programit të Punës së dorëzuar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore.
Qeveria do të ketë 18 ministri, katër zëvendëskryeministra dhe dy ministra pa portofol, siç ishte paralajmëruar më parë, raporton rtcg.
Theksojmë se i vetmi ministër shqiptar do të jetë Fatmir Gjeka, i cili për dy vjet ishte kryetar i qytetit të Ulqinit (2014-16).
Gjeka do të mbajë postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriu dhe të Pakicave. /Express