Qytetarë të shumtë, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë të çështjeve ambientalistë, i janë përgjigjur sot thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të pastruar në zonën e Kasharit.
Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto të publikuatra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, e gjithë zona është rehabilituar nga mbetjet e hedhura pa kriter. “Aksion pastrimi në Kashar.
Atdhetar është ai që kujdeset për vendin ku jeton! Bravo”, shkruan Veliaj.
Ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë qenë edhe ndërmarrjet e bashkisë të cilat janë angazhuar kryesisht në largimin e mbetjeve inerte.