Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend nuk ka ngurruar të ironizojë opozitën.
Kryeministri gjithashtu i është përgjigjur kreut të Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj i cili gjatë fjalës së tij i përmendi kryeministrit deputetët në burg.
Koment të cilit Rama iu përgjigj duke theksuar se opozita duhet të kapet pas flamurit të saj dhe jo pas tij amerikan, duke u shprehur se nuk është PD ajo që duhet t’i tregojë mazhorancës se çfarë duhet të bëjë.
“Jemi bërë si ambasadë amerikane. Merreni edhe raportin e Departamentit të Shtetit sikur e keni bërë ju. Është qesharake që ju flini sikur jeni me imunitet diplomatik dhe vini këtu na bëni leksione. E kuptoj që diku do kapeni, kapuni pas flamurit të PD se flamurin amerikan ka kush e kap. Mundohuni ta ngrini flamurin e partisë demokratike se e keni bërë si ata çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na tregoni ne se nga çfarë duhet të distancohemi, ne dimë shumë mirë se çfarë bëjmë dhe mos na e qani hallin ne për marrëdhëniet me Amerikën. Lojërat e brendshme me flamur amerikanë ju bëjnë vetëm qesharakë. Kur ti vini gishtin këtu një deputeti që është si ai që rri shtrirë në mes të shtëpisë dhe nuk dini ç’ti bëni atëherë ejani të flasim. Bëni kujdes sepse jemi në demokraci, jemi shpirtra të lirë kur thotë njëri këtu dhe gjykojmë njeriun drejtpërdrejtë dhe nuk merremi me farë dhe me fis…Jua kam thënë gjithmonë sa herë ka rënë fjala për të bërë gjëra të përbashkëta , por ju kurën e kurës nuk na mbani do të në vend ne, ne do të vazhdojmë drejt sepse kemi zgjedhur të qeverisim”, tha Rama.