“Nëse demokratët në bazë bashkohen të tjerët janë të tepër”.K ështu tha kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj në një konferencë për shtyp. Ai bëri të qartë qëndrimin e tij ndaj Berishës duke theksuar se ai është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.
“Kjo platformë iu drejtohet bazës së demokratëve. Është qëndrim detyrim politik dhe moral i kujtdo në përfaqësim të tyre që tua bëjë atë shërbim atyre.
Bashkimi është një vlerë që të gjithë demokratët e duan. Një votë e ndershme ku përfshihen të gjithë demokratët ku nuk përjashtohet askush besoj se nuk ka asnjë të sharë në aspektin moral.
Nëse demokratët në bazë bashkohen gjithçka tjetër del e tepërt. Nëse më pyesni se ç’bëhet me procesin e ankimit.
Unë e kam bërë të qartë që në momentin kur u dha ai vendim, në respekt të shtetit të së drejtës që kushdo që vlerëson se një vendim i tillë shkel ligjin. Deputetët kërkojnë bashkimin, ofrojnë modalitetin”, tha Alibeaj.
Pyetje: Ju thatë se në PD s’ka asnjë të tepërt, pse është i tepërt i Berishës? A mund të ndikojë në bashkim e demokratëve lënia e tij jashtë?
Alibeaj: E kam sqaruar tashmë është e ditur për këdo, për ta sqaruar edhe njëherë, Berisha nuk ka qenë pjesë e grupit parlamentar sipas rregullave statutore, kur legjislatura ka filluar dhe kur grupet parlamentare janë konstituar.
Megjithatë unë e thashë për çdo propozim tjetër tej atij që gëzon mbështetjen e deputetëve, është për t’u diskutuar me frymë bashkëpunimi e gjithpërfshirje.
Pyetje: Berisha s’ju njeh si kryetar. Hapi i radhës?
Alibeaj: Për të bashkuar demokratët duhet të shërbejmë bashkimin të demokratëve. Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim ndaj Berishës. Edhe Berisha qëndrimin e tij ndaj meje.
Alibeaj foli për një bashkim të demokratëve nën siglën e PD-së, ndërsa nuk la pa përmendur faktin se aktualisht në parti janë duke u zhvillluar zgjedhje në disa degë në kuadër të krerëve të grupseksioneve dhe drejtuesve lokal.
Teksa u pyet nëse shihte ndonjë pengesë për implementimin e kësaj platforme, Alibeaj tha se këto zhvillime nuk e bashkojnë PD-në, përkundrazi. Madje, një ndër pikat kryesore të platformës ishte ndërprerja e riorganizimeve të njëanshme në parti për t’i dhënë një mundësi ribashkimit.
“Duke qenë se kjo është një platformë që për bashkimin s’do të doja të bëja asnjë akt që duket provokativ, e rendësishme janë idetë, procesi dhe të jemi të sinqertë, siç besoj që e kanë dhënë të gjithë këta deputetë, që të rezonojë qendrimin e Grupit Parlamethar dhe të demokratëve poshtë.
Kush bën procese të njëanshme, vetëm bashkim nuk bën”, tha Alibeaj duke theksuar se do të donte që të shfrytëzonte çdo mundësi, qoftë edhe minimale për të bashkuar PD-në duke mos harruar të japë edhe një tjetër mesazh për Berishën.
“PD është e demokratëve dhe jo e emrave të përveçëm. Nuk duhet të jetë e tillë. Ky koncept duhet refuzuar. Janë demokratët që përballen me regjimin e Edi Ramës atje në bazë”, tha Alibeaj.
Një ditë më parë Berisha tha se nuk e pranonte platformën e Alibeajt pasi ky i fundit nuk mund të firmoste asgjë në emër të demokratëve. Pas Berishës, platforma u refuzua edhe nga një pjesë e mbështetësve të tij, të cilët theksuan se nuk mund të ketë bashkim të PD pa Berishën.