Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh në rrjete sociale, ndërsa është ndalur tek Reforma në Drejtësi.
Ambasadorja Kim shkruan se reforma ka dhënë rezultate, duke u shprehur se personat që angazhohen të minojnë elementët kryesore të kësaj reforme duhet të ndalojnë, pasi veprimet e tyre shprehet Kim nuk janë edhe aq të fshehura.
Ndër të tjera ajo shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi Shqipëri.
Statusi:
“Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni. Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Kim.