Inflacioni holandez i çmimeve të konsumit është rritur ndjeshëm në nivelin më të lartë që nga prilli 1976, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, sipas të dhënave nga Zyra Qendrore e Statistikave të vendit.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 9.7% në terma vjetorë në muajin mars, pas një rritjeje prej 6.2% në muajin shkurt.
Inflacioni i fundit vjen kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, të cilat janë rritur me 157% krahasuar me një vit më parë.
‘’Trendi i çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve çoi gjithashtu në një rritje të normës së inflacionit në mars’’, tha agjencia.
Inflacioni i bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ose IHÇK, u rrit në 11.7% në mars nga 7.3% një muaj më parë.